Zgjidhja për mungesën e flamurit të Kosovës në Steam

Çfarë është kjo & pse e bëra
Kam përdorur Steam prej vitesh, dhe ka një gjë që gjithmonë më ka rënë në sy. Kosova thjesht nuk figuron në community profiles. Në pamje të parë duket si diçka e vogël. Por nëse je prej këtu, nuk ndihet aq e vogël. Thjesht nuk ka kuptim me mos u shfaq fare.
Njerëzit e kanë ngritur këtë problem prej kohësh. Kërkesa, diskutime, ankesa... por asgjë nuk ka ndryshuar.
Kështu që, në vend që me prit, vendosa me e rregullu vet.
Është një browser extension shumë i thjeshtë që e zëvendëson mungesën me flamurin e Kosovës. Kaq. Nuk ka gjëra ekstra, veq të kryn punë.
Më pëlqen Steam si platformë, realisht. Por kjo është diçka që mund të rregullohej për disa sekonda, dhe do të kishte kuptim për shumë njerëz.
Shkarkimi
Firefox Browser: https://addons.mozilla.org/en-US/firefox/addon/kosovo-flag-fixer-for-steam/
Chrome Browser: Nuk do paguaj $5 për të publikuar extension-in tim.
Nëse e don, shkarko source code dhe instaloje lokalisht.
Rezultati pas instalimit
