Prezantimi i Kosovo Government Domain Checker

🇽🇰 Kosovo Government Domain Checker
Kohët e fundit po shoh gjithnjë e më shumë phishing tentime.
Gjithfarë sene si "paketa juaj ka mbërritur", "paguani gjobën e policisë", edhe faqe tjera që mundohen me u dukë zyrtare. Disa prej tyre janë aq mirë të bëra sa nëse nuk je duke i kushtu vëmendje, lehtë mundesh me ra në to.
Shumica e njerëzve nuk duhet me ra në këto. Po realiteti është që shumë bien. Sidomos ata që nuk janë shumë të familjarizuar me teknologjinë ose nuk e kontrollojnë domain-in.
Edhe një problem tjetër është që Kosova nuk ka një standard të qartë për domain-e qeveritare. Nuk është aq e thjeshtë sa “shiko a është .gov” si në disa shtete tjera. Kjo e bën edhe më konfuze për përdoruesin mesatar.
Kështu që vendosa me bo diçka të vogël për këtë punë.
Si funksionon
Është shumë e thjeshtë.
- E kontrollon domain-in e faqes ku je duke navigu
- E krahason me një listë të domain-eve zyrtare të institucioneve të Kosovës
- Nëse përputhet, shfaqet një banner blu që tregon që faqja është e verifikuar
- Nëse jo, shfaqet një paralajmërim i kuq
Kaq. Nuk ka nevojë për klikime, nuk ka konfigurim. Punon në prapavijë.
Mesazhi shfaqet automatikisht në gjuhën e browser-it (Anglisht, Shqip, ose Serbisht).
Kujt i hyn në punë
Mundet me u përdor prej kujtdo, po sidomos:
- Persona që nuk janë shumë teknik
- Njerëz më të moshuar që shpesh targetohen nga këto mashtrime
- Ata që ndihmojnë familjarë ose të tjerë me shërbime online
- Edhe dev-a që duan një kontroll të shpejtë vizual
Nuk është zëvendësim për mjete sigurie. Veç ta bën të qartë kur diçka nuk është zyrtare.
Privatësia
Krejt funksionon lokalisht në browser.
- Nuk ka tracking
- Nuk ka analytics
- Nuk dërgon kërkesa në servera
- Nuk mbledh të dhëna
Kontrollon vetëm domain-in e faqes ku je. Asgjë tjetër.
Features
- Listë e domain-eve zyrtare të institucioneve të Kosovës
- Indikator vizual i qartë (verifikuar / jo)
- Detektim automatik i gjuhës (EN, SQ, SR)
- Punon në çdo faqe
- Plotësisht offline
- Pa konfigurim
Instalimi
- Shkarko ose klono repository
- Hap
chrome://extensions/ - Aktivizo Developer Mode
- Kliko Load unpacked
- Zgjedh folder-in e projektit
Kaq.
License
Ky projekt është nën CC BY-NC-ND 4.0.
Mundesh me e lexu kodin dhe me mësu prej tij, por nuk mundesh:
- me e përdor për qëllime komerciale
- me e shpërnda
- me publiku fork-e
- me shpërnda versione të modifikuara ose të pamodifikuara
https://creativecommons.org/licenses/by-nc-nd/4.0/
Nëse i ke pa këto faqe fake që duken si "zyrtare", kjo është një mënyrë e thjeshtë për me kontrollu para se me i besu.